Pavarësisht humbjes 3-1 me Real Madrid në “Santiago Bernabeu”, trajneri i Milanit, Gennaro Gattuso, shprehet optimist për sezonin e ri, duke deklaruar se kuqezinjtë do të synojnë diçka më shumë se një vit më parë.
Madje Gattuso deklaroi se Milani mund të rivalizojë edhe Juventusin, transmeton KP.
“Bëmë një paraqitje të mirë dhe skuadra u shpreh mirë në fushë, ndaj jam i kënaqur. Jemi përforcuar dhe shoh se diferenca mes nesh dhe Juve është ngushtuar ndjeshëm edhe pse bardhezinjtë janë para nesh”, u shpreh Gattuso.
Sipas tij, Milani duhet të punojë më shumë që të mos pësojë gol në minutat e fundit.