Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani paralajmëron Gattuson

Foto: Reuters

Barazimi i fundit në kampionat i Milanit, ndaj Udineses ka bërë që t’i lëkundet karrigia trajnerit Gennaro Gattuso.

Sipas mediave italiane, drejtuesit e klubit i shohin si vendimtare dy ndeshjet e ardhshme të Milanit, për të siguruar një vend në Ligën e Kampionëve, sezonin e ri.

Në rast të rezultateve negative në dy ndeshjet e radhës ndaj Juventusit dhe Torinos, trajnerit italian mund t’i kushtojë me shkarkim.

Pas 30 xhirove, Milani renditet në vendin e katërt me 52 pikë.