Kryetari i Komunës së Obiliqit Xhafer Gashi, priti në takim kryetarin e FFK-së Fadil Vokrrin dhe Sekretarin e Përgjithshëm të FFK-së Eroll Salihun.
Qëllimi i këtij takimi ishte marrëveshja për ndërtimin e Qendrës së Edukimit dhe kampit nacional të FFK-së në stadiumin "Agron Rama", në Obiliq.
Parcela ku pritet të realizohet ky projekt, është rikthyer në pronësi të komunës së Obiliqit dhe do të jetë e gatshme për ndërtim. Në këtë projekt, UEFA fillimisht ka ndarë 2 milion euro, kurse në faza të tjera pritet rritje e kësaj vlere të investimit. Kryetari Gashi theksoi se ky është investimi më i madh që është bërë deri më tani në komunën e Obiliqit. Ai tha se me këtë projekt do të përfitojë jo vetëm komuna e Obiliqit, por edhe Kosova në përgjithësi pasi që Përfaqësuesja e Kosovës do t'i zhvillojë aktivitetet e saja në Obiliq.
Në anën tjetër Kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri në prononcimin e tij tha se Obiliqi do të jetë shtëpia e Përfaqësueses së Kosovës.
-
Vitin e ardhshëm në Obiliq nis ndërtimi i kampit për stërvitje të futbollistëve
-
UEFA e FIFA financojnë ndërtimin e tri fushave në Obiliq
-
FFK-ja merr dritën jeshile për investime milionëshe në Obiliq
-
Obiliqi i jep FFK-së në shfrytëzim për 25 vjet stadiumin “Agron Rama”
-
Abdixhiku: Obiliqi meriton qeverisjen më të mirë – mbështetje për Xhafer Gashin