Në mbledhjen e rregullt të Kuvendit Komunal të Obiliqit të mbajtur sot, ndër pikat e rendit të ditës, ka qenë edhe kërkesa e Federatës së Futbollit të Kosovës, për dhënien në shfrytëzim për 25 vjet të kompleksit sportiv “Agron Rama”, FFK-së.
Me 19 vota për dhe 2 abstenime, deputetët e Kuvendit Komunal miratuan këtë kërkesë e cila do t'i hapë rrugë investimeve fillestare në vlerë prej 3 milionë euro.
Pas aprovimit të kësaj kërkese, kryetari i Komunës, Xhafer Gashi, u shpreh i kënaqur me këtë vendim të KK-së dhe me investimin e UEFA-s që do të bëhet në këtë kompleks sportiv, veçanërisht e falënderoi kryetarin e FFK-së, Fadil Vokrri shtytjen që i ka dhënë këtij investimi kaq të rëndësishëm.
Edhe kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, u nda i kënaqur me këtë vendim, njëkohësisht e falënderoi kryetarin e Komunës së Obiliqit për angazhimin e tij të vazhdueshëm në tërheqjen e këtij investimi.
-
FFK-ja merr dritën jeshile për investime milionëshe në Obiliq
-
UEFA e FIFA financojnë ndërtimin e tri fushave në Obiliq
-
Rriten investimet në stadiumin “Agron Rama” edhe për 1 milion euro
-
Gashi dhe Vokrri flasin për ndërtimin e kampit nacional të FFK-së
-
Akuza e reagime të shumta për gjendjen e fushës në stadiumin e Prishtinës