Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futsall: Liburni shpallet kampion

Liburni i Gjakovës ka fituar titullin e kampionit në Superligën e Futsallit të Kosovës.

Të enjten mbrëma në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë e Sporteve në Prishtinë, Liburni mposhti Mabetex Prishtinën me shifrat 6:3 pas dy vazhdimeve nga pesë minuta. Koha e rregullt përfundoi 3:3.

Kjo ishte fitorja e dytë e Liburnit në serinë finale të këtij edicioni. Fitoi edhe në ndeshjen e parë të zhvilluar vikendin e shkuar në Gjakovë, 3:2.

Ky është titulli i katërt për Liburnin, i cili në edicionin e ri do të jetë pjesëmarrës në garat evropiane të futsallit.