Prishtina 01 është kampione e Kosovës në futsall (futboll të sallës). Në finale të plejofit, Prishtina 01 e mposhti Liqenin. Seria finale përfundoi 2:1 në të mirë të ekipit prishtinas. Ndeshja vendimtare u zhvillua të dielën mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.
Prishtina 01 fitoi me rezultatin 4:1. Prishtina 01 kishte fituar edhe Kupën e Kosovës.
Edhe në finale të Kupës kishte mposhtur Liqenin e Drenasit. Prishtina 01 është kampione për herë të parë, ndërsa Kupën e ka fituar dy herë rresht.
Artikuj të ngjashëm