Prishtina 01 ka kaluar në finale të plejofit në futbollin e sallës. Kryeqytetasit pas fitores në ndeshjen e parë 7:5 në vazhdime, që u zhvillua në “Pallatin e Sporteve” në Prishtinë, fituan edhe në duelin kthyes ndaj Drenicës.
Prishtina 01 në duelin e dytë të gjysmëfinales të enjten mbrëma në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, fitoi ndaj Drenicës me rezultatin 4:3, para një numri të madh shikuesish.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, fundi ishte i tensionuar dhe pati hedhje të gjësendeve në parket. Në finale të plejofit, Prishtina 01 do të ballafaqohet me Liqenin, që në gjysmëfinale e eliminoi Vjosën me dy fitore. Finalja e parë do të zhvillohet në Prishtinë më 2 qershor, kurse dueli i dytë i serisë finale është paraparë të luhet më 6 qershor. Të dyja finalet luhet nga ora 20:00. Prishtina 01 e ka përparësinë e terrenit vendës pasi përfundoi e para përgjatë kampionatit të rregullt.
Prishtina 01 e kërkon titullin e parë në futsall, kurse Liqeni të tretin. Në këtë edicion, “bardhekaltrit” e Prishtinës e mposhtën pikërisht Liqenin në finale të Kupës së Kosovës dhe e fituan trofeun e dytë.