Pas triumfit në Kupën e Kosovës në futbollin e sallës, Prishtina 01 ka bërë edhe një hap drejt triumfit në kampionat.
Në finalen e parë të plejofit në elitën e futsallit të Kosovës, Prishtina 01 të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë, fitoi ndaj Liqenit të Drenasit pas ekzekutimit të penalltive, me rezultatin, 4:3.
Ndeshja u vendos në penallti, pasi koha e rregullt dhe vazhdimet dy herë nga pesë minuta, u mbyllën me rezultatin 7:7.
Në secilin vazhdim, skuadrat shëuna nga një gol nga secila skuadër.
Ballafaqimi ishte dramatik dhe me kthime të mëdha të rezultatit, por në fund, fitores iu gëzuan prishtinasit.
Për Prishtinën 01 nga penalltia realizuan Halim Selmanaj, Ari Kaqanolli, Ylli Mazreku dhe Fitim Krasniqi, kurse dështoi Ramadan Alaj. Për Liqenin shënuan Anton Uka, Endrit Hajdini dhe Fidan Misini. Dështuan kolumbiani Peter dhe Jakup ramadani.
Ndeshja e dytë do të zhvillohet më 6 qershor në orën 20:00, në Drenas.
Edhe
Futsal, Prishtina 01 e fiton Kupën për herë të pestë
Në rast të barazimit të rezultatit në serinë finale, fituesi i edicionit të sivjetmë do të vendoset në Prishtinë, më 11 qershor.
Prishtina 01 është dy herë fituese e Kupës së Kosovës në futsall, por titullin e kampionit e kërkon për herën e parë.
Liqeni i Drenasit është kampion në dy edicionet e fundit.