Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futsall, Kosova fiton miqësoren ndaj Arabisë Saudite

Përfaqësuesja e Kosovës në futsall e ka fituar miqësoren kundër Arabisë Saudite. Ndeshja është zhvilluar të martën në Shkup, ndërsa “Dardanët” fituan me rezultatin 2:1.

Dy golat e fitores për Kosovën i shënuan Ylli Mazreku dhe Drilon Maxharraj.

Kosova të enjten dhe të shtunën në Budapest do t’i zhvillojë edhe dy ndeshje miqësore kundër Hungarisë.