Përfaqësuesja e Kosovës në futboll e udhëhequr nga përzgjedhësi Agon Ramadani, e ka fituar Grupin D të parakualifikimeve për Botërorin 2028 në futbollin e sallës.
Ndeshja e zhvilluar të dielën mbrëma në Igalo ndaj Malit të Zi, nikoqirit të grupit, u mbyll baras, 3:3.
Golin e barazimit, “Dardanët” e shënuan 18 sekonda para fundit të ndeshjes. Drilon Haxhijaj ishte realizator.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDrilon Maxharraj dhe Shqiprim Imeri i shënuan dy golat e tjerë për Kosovën.
Kosova avancon në raundin kryesor të kualifikimeve për Kupën e Botës 2028 me shtatë pikë nga vendi i parë, falë goldallimit më të mirë se Mali i Zi. Edhe Mali i Zi kishte shtatë pikë pas tri ndeshjeve.
Austria me tri pikë përfundoi e treta, ndërsa Gjibraltari i fundit mbeti pa pikë.
Kosova fitoi 11:0 ndaj Gjibraltarit në ndeshjen e parë, ndërsa 6:3 e mposhti Austrinë në ndeshjen e dytë. Shorti për “Main Round” do të tërhiqet më 19 qershor.
12 fituesit e grupeve në raundin kryesor avancojnë në “Elite Round”, bashkë me katër më të mirat e vendit të dytë.
Ndërkohë, tetë përfaqësueset tjera të vendeve të dyta do ta kërkojnë kualifikimin në “Elite Round” nëpërmjet plejofit.