Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Hendboll, Kosova fiton miqësoren e dytë me Emiratet e Bashkuara Arabe

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e ka fituar miqësoren e dytë me Emiratet e Bashkuara Arabe. Të shtunën në Shkup, Kosova fitoi me rezultat 24:23.

Golin e fitores Kosova e shënoi në sekondat e fundit. Sipas njoftimit të FHK-së, Kosova ka udhëhequr gjatë gjithë ndeshjet, por në fund Emiratet barazuan disa herë rezultatin.

Të premten, Kosova kishte humbur 26:23 nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Javën e ardhshme Kosova luan ndeshje kualifikuese me Britaninë e Madhe. Ndeshjet i takojnë raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.