Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Futbollisti më i famshëm i Rusisë refuzon ftesën për shkak të situatës në Ukrainë

Ylli rus i futbollit, Artem Dzyuba, ka refuzuar ftesën e Përfaqësueses së Rusisë, duke thënë se nuk është në gjendje të mirë “për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë”. Dzyuba – kapiteni i Rusisë dhe lojtari më profilin më të lartë në vend – pushtoi ballinat botërore, pasi javën e shkuar u sulmua verbalisht nga futbollistët e Ukrainës, Vitaliy Mykolenko dhe Andriy Yarmolenko. Ata e akuzonin Dzyuban për shkak të heshtjes së tij dhe refuzimit për ta dënuar luftën e Rusisë ndaj Ukrainës. Rusia është përjashtuar nga Kampionati Botëror “Katari 2022”, ndonëse për t’u kualifikuar në këtë ngjarje do të duhej të luante në plejof.

Fillimisht, Rusia u dënua të luante pa flamur apo himn, si dhe me emrin Unioni i Futbollit të Rusisë, përpara se të përjashtohej nga UEFA dhe FIFA prej të gjitha garave ndërkombëtare. Pa asnjë ndeshje për ta luajtur këtë muaj, përzgjedhësi i Rusisë, Valeri Karpin, ka vendosur t’i grumbullojë lojtarët e tij. Ai do të mbajë disa stërvitje dhe një ndeshje miqësore me ekipin U21 të Rusisë, ndërsa Federata e Futbollit të Rusisë është në pritje të një vendimi nga Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) pas ankesës që e ka bërë.

Megjithatë, përzgjedhësi Karpin ka zbuluar se kapiteni Dzyuba ka refuzuar mundësinë për t’u bashkuar me pjesën tjetër të ekipit dhe të jetë pjesë e këtij grumbullimi. Sipas Karpinit, Dzyuba ka përmendur faktin se ka “shumë të afërm” në Ukrainë, por dhe situatën e ndjeshme politike, e cila ka ndikuar që ta refuzojë ftesën.

“Për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë, ku ai ka shumë të afërm, Dzyuba ka kërkuar falje dhe na njoftoi se nuk do të jetë pjesë e këtij kampi stërvitor. Ai refuzoi ftesën për këtë arsye”, ka thënë Karpin.

Konflikti me Ukrainën ka hyrë në javën e tretë pas vendimit të presidentit Vladimir Putin për të pushtuar fqinjët e tyre, me botën e sportit që ka dënuar këtë luftë pas qindra viktimave civile.

Edhe Dzyuba refuzon ftesën e Përfaqësues së Rusisë Sport Dzyuba refuzon ftesën e Përfaqësues së Rusisë

Rusia ka qenë nën kritika për bombardimin e një materniteti dhe hapjen e zjarrit pranë një centrali bërthamor. Lufta e Rusisë ndaj Ukrainës, tashmë ka parë që partnerët sportivë dhe transmetuesit, përfshirë Premier Leaguen, t'ua kthejnë shpinën rusëve - si dhe korporatat e mëdha në mbarë botën, si “Coca Cola” dhe “McDonalds”, por kanë qenë futbollistët rusë ata që kanë rënë nën mikroskop kohët e fundit. Dzyuba - i cili luan për skuadrën ruse të Zenitit - ishte kritikuar nga Mykolenko i Evertonit për shkak të heshtjes së tij dhe faktit që nuk doli të kritikonte pushtimin e Ukrainës nga vendi i tij.

“Ndërsa ju qëndroni të heshtur së bashku me shokët tuaj të ekipit të futbollit, civilë paqësorë po vriten në Ukrainë”, ishte postimi i Mykolenkos, i cili iu bashkua Evertonit nga Dynamo Kievi në afatin kalimtar të janarit.

Kritik ndaj Dzyubas ka qenë edhe futbollisti i West Hamit, Andriy Yarmolenko, ndërsa ai i Manchester Cityt, Oleksandr Zinchenko, ka kritikuar Rusisë për pushtimin e vendit të tij. Dhe, kritikat e ashpra ndaj tij shkaktuan një përgjigje të ashpër nga Dzyuba, i cili theu heshtjen duke goditur futbollistët ukrainas që, sipas tij, po qëndrojnë të ulur në pallatet e tyre në Angli dhe po kritikojnë të tjerët. Dzyuba këmbënguli së është “kundër çdo lufte”, por gjithashtu theksoi se ndihet krenar që është rus.

“Deri kohët e fundit, nuk doja të flisja për temën e ngjarjeve në Ukrainë. Nuk doja, jo sepse kam frikë, por sepse nuk jam ekspert i politikës, nuk u futa kurrë në të dhe nuk e kisha ndërmend. Por si gjithë të tjerët, edhe unë kam mendimin tim. Unë jam kundër çdo lufte. Lufta është një gjë e frikshme. Por jam edhe kundër agresionit dhe urrejtjes njerëzore, e cila çdo ditë po merr një lloj përmase shkatërruese”, kishte shkruar Dzyuba. “Nuk kam frikë se jam rus. Unë jam krenar që jam rus. Dhe nuk e kuptoj pse sportistët duhet të vuajnë tani. Unë jam kundër standardeve të dyfishta”.

Edhe Mykolenko sulmon lojtarët e Rusisë për mosreagim ndaj veprimeve të Putinit Sport Mykolenko sulmon lojtarët e Rusisë për mosreagim ndaj veprimeve të Putinit

Dzyuba ka 55 paraqitje për Rusinë dhe ka shënuar 30 gola. Ai bëri emër duke shënuar tri herë në Kupën e Botës të vitit 2018 - të organizuar nga Rusia – dhe duke e ndihmuar ekipin të arrinte në çerekfinale.

Në nivel klubesh, ai ka 490 ndeshje - duke kaluar gjithë karrierën e tij në Rusi. Ai karrierën e nisi te Spartaku i Moskës, ndërsa ka luajtur edhe te Tom Tomsk e FC Rostov. Prej vitit 2015 është pjesë e Zenitit, ekip për të cilin ka 236 paraqitje në të gjitha garat.