Ylli rus i futbollit, Artem Dzyuba, ka refuzuar ftesën e Përfaqësueses së Rusisë duke thënë se nuk është i gatshëm për lojë pas situatës së vështirë në Ukrainë.
Rusia është përjashtuar nga Kupa e Botës “Katari 2022”, por përzgjedhësi
Valeri Karpin ka vendosur t'i ftojë lojtarët e tij për stërvitje dhe një miqësore me ekipin U21.
Karpin ka zbuluar se Dzyuba kishte refuzuar mundësinë t’i bashkohet Rusisë në këtë grumbullim, duke e përmendur faktin se ai kishte shumë të afërm në Ukrainë dhe situata e ndjeshme politike ka bërë që ta refuzojë ftesën.
“Për shkak të situatës së vështirë në Ukrainë, ku ai ka shumë të afërm, ai kërkoi falje dhe kërkoi që të mos e thërrisnin në këtë kamp stërvitor”, tha Karpin.
Dzyuba 33-vjeçar është pjesë e skuadrës së Zenitit nga Shën Petersburgu.
-
Futbollisti më i famshëm i Rusisë refuzon ftesën për shkak të situatës në Ukrainë
-
Adeyemi refuzoi Gjermaninë U21, reagon Di Salvo
-
Federata ruse takohet me UEFA-n në përpjekje për kthim në garat ndërkombëtare
-
Lewandowski: Nuk mund ta imagjinoj të luaj me ekipin rus
-
Ndonëse e suspenduar nga FIFA e UEFA, Rusia synon ta organizojë Evropianin 2032