Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Adeyemi refuzoi Gjermaninë U21, reagon Di Salvo

Përzgjedhësi i Gjermanisë U21 në futboll, Antonio Di Salvo, ka reaguar për refuzimin e ftesës nga futbollisti i Dortmundit, Karim Adeyemi.

Adeyemi nuk iu bashkua grupmoshës U21 për ndeshjet e këtij muaji në kualifikimet e Evropianit 2025.

“Jam në kontakt me të dhe me Dortmundin. Ai ka marrë vendimin, sepse po shpreson që me qëndrimin te Dortmundi në stërvitje, do të përmirësohet më shumë dhe do të fitojë më shumë minuta në ndeshjet me skuadrën”, ka treguar Di Salvo për “Sky Sport” të Gjermanisë të premten.

“Kam thënë se ai do të na ndihmonte, por ne kemi ndeshje të rëndësishme dhe duhet të koncentrohemi në to. Nuk kemi nevojë të shqetësohemi për individë. Jemi të koncentruar në lojtarët që janë këtu dhe jam shumë i lumtur për skuadrën që kam”, deklaroi ai.