Showbiz

Dëshira e Loredanës për një qytet më të madh evropian shtyn Adeyemin drejt largimit nga Dortmundi

Loredana - Adeyemi

Sulmuesi i Borussia Dortmundit, Karim Adeyemi, po konsideron seriozisht largimin nga klubi gjerman, mes interesimit të disa gjigantëve evropianë, përfshirë edhe Manchester Unitedin.

Sipas raportimeve, një rol të rëndësishëm në këtë vendim po luan bashkëshortja e tij, reperja e njohur shqiptare, Loredana, e cila dëshiron që ata bashkë të jetojnë në një metropol të madh evropian, raportoi të mërkurën “Daily Mail”.

Ylli 23 vjeçar i futbollit ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2027, megjithatë Manchester United është një nga klubet që po e vëzhgon nga afër situatën e anësorit gjerman.

Mediat gjermane raportojnë se dëshira e Loredanës për të jetuar në një qytet të madh evropian ka ndikuar ndjeshëm në mendimet e Adeyemit për të ardhmen e tij. 

E ardhmja e Adeyemit në Dortmund është shoqëruar me paqartësi edhe për shkak të problemeve sportive. 

Çifti është njohur në vitin 2023 dhe është martuar një vit më vonë në një ceremoni private.