Futbollisti i famshëm polak, Robert Lewandowski e ka mbështetur vendimin e Federatës polake të futbollit për të mos luajtur kundër ekipit të Rusisë për Kupën e Botës, më 24 mars të këtij viti.
Lewandowski ka thënë se nuk mund ta imagjinoj të luaj me ekipin e Rusisë, në kohën kur agresioni rus në Ukrainë po vazhdon.
Megjithatë Lewandowski ka shtuar se lojtarët e futbollit dhe tifozët nuk janë përgjegjës për veprimet e shtetit rus.
“Ky është një vendim i duhur. Nuk mund ta imagjinoj të luaj me ekipin kombëtar të Rusisë, në një situatë kur agresioni në Ukrainë po vazhdon. Lojtarët rus dhe tifozët nuk janë përgjegjës për këtë, por ne nuk mund të sillemi sikur asgjë nuk është duke ndodhur”, ka shkruar Lewandowski në Twitter.
It is the right decision! I can’t imagine playing a match with the Russian National Team in a situation when armed aggression in Ukraine continues. Russian footballers and fans are not responsible for this, but we can’t pretend that nothing is happening. https://t.co/rfnfbXzdjF
— Robert Lewandowski (@lewy_official) February 26, 2022
-
Lewandowskit i duhet pushim, i mungon Polonisë
-
Lewandowski do të paraqitet në Botëror me simbol të Ukrainës
-
Polonia, Suedia dhe Çekia refuzojnë të luajnë me Rusinë në plejofin për Botëror
-
Polonia refuzon të luajë me Rusinë për Kupën e Botës 2022
-
Presidenti i FIFA-s mbështet përfundimin e suspendimit të Rusisë