Përfaqësuesja U17 e Kosovës në futboll po avancon pas pjesës së parë ndaj Finlandës me rezultatin 1:0.
Golin e vetëm në këtë ndeshje që po luhet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë gjatë 45 minutave të para, e ka shënuar Luan Lleshi nga penalltia në minutën e gjashtë.
Kjo ndeshje i takon Grupit 8 të fazës së parë kualifikuese për Kampionatin Evropian të vitit të ardhshëm.
Dy ndeshjet e para, me Italinë dhe Greqinë, Kosova i ka humbur. Kjo është ndeshja e fundit në grup.
Artikuj të ngjashëm
-
Futbollisteve e reja të Kosovës i nisin me fitore kualifikimet
-
Te Kosova U17 kanë pritur më shumë në kualifikimet për “Euro 2023”
-
Kosova U17 po humb nga Italia pas pjesës së parë
-
Kosova U17 në epërsi pas pjesës së parë ndaj Polonisë
-
Me gjithë fundin pozitiv, Kosova U21 nuk kualifikohet në Evropianin Shqipëri-Serbi