Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Frashëri largohet nga Ballkani

Portieri Stivi Frashëri më nuk do të jetë pjesëe skuadrës së Ballkanit.

Ekipi nga Suhareka, të hënën nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka ndarë rrugët me portierin nga Shqipëria.

32-vjeçari ishte pjesë e Ballkanit prej vitit 2021 dhe me këtë skuadër fitoi tre trofe, dy tituj kampioni të Kosovës dhe Superkupën e Kosovës. Ai, po ashtu, u paraqit edhe në garat ndërkombëtare me Ballkanin, ekip që arriti deri në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

“Me anë të këtij postimi, ju njoftojmë se pas dy sezoneve bashkë, FC BALLKANI ka ndarë rrugët me portierin, Stivi Frashëri. Klubi e falënderon gardianin, pasi falë edhe kontributit të tij të madh, kemi arritur sukseset tona historike”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.