Medaljet e fituara nga Briken Calja në Botërorin e peshëngritjes nuk do të kontestohen. Calja të enjten ka pranuar rezultatet e testit për doping dhe ato ishin negative.
Kjo vlerësohet me shumë peshë marrë për bazë që shumë rezultate të peshëngritjes shqiptare janë anuluar më pas për shkak të dopingut.
Calja javë më parë u shpall nënkampion botëror.
"Një lajm i mirë mbërriti këtë mëngjes. Testet antidoping dolën duke treguar pastertinë dhe vërtetësinë e medaljeve historike të Botërorit të fundit. Jam jashtëzakonisht i lumtur që medaljet e arit dhe të argjendit çertifikohen si të Shqipërisë, të shqiptarve dhe personalisht të miat. Zyrtarisht kampion bote në shkëputje dhe nënkampion në shtytje dhe dygarësh", ka shkruar Calja, aktualisht sportisti më i mirë i Shqipërisë.
-
Pas suksesit historik për Shqipërinë, peshëngritësi Calja premton gjëra të tjera të mëdha
-
Peshëngritësi Calja, kampion bote në njërin stil, titulli i madh i ikën për një kilogram
-
Peshëngritësi Calja kampion bote në njërin stil, i argjendtë në dygarësh
-
Briken Calja fiton dy medalje në Evropianin e peshëngritjes
-
Edhe një medalje e artë për Shqipërinë