Peshëngritësi nga Shqipëria, Briken Calja ka fituar dy medalje në Kampionatin Evropian që po mbahet në Moskë të Rusisë.
Calja të martën garoi në kategorinë deri 73 kilogramë. Ai e fitoi të argjendtën në stilin shtytje, ndërsa në dygarësh fitoi medalje të bronztë. Sipas Caljës, në këtë Evropian konkurrenca është shumë e fortë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në mes të Moskës dolëm kokëlartë dhe krenarë duke dridhur një Evropë të tërë. Jam shumë i lumtur që u rikthyem në këtë kampionat direkt me medalje dhe arritëm një sukses më se të merituar. Për të pestin vit rresht vazhdojmë të sjellim medalje për Shqipërinë, pavarësisht ulje-ngritjeve”, ka shkruar Calja, që ka premtuar suksese edhe më të mëdha.
Medalje të bronztë ditë më parë për Shqipërinë fitoi edhe peshëngritësja Evagjelia Veli.