Peshëngritësit e Shqipërisë kanë fituar tri medalje të argjendta të premten në Kampionatin Evropian që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Në kategorinë deri 81 kilogramë, Kristi Ramadani i fitoi dy medalje të argjendta, ndërsa Erkand Qerimaj në të njëjtën kategori fitoi një medalje të argjendtë.
Ramadani u rendit i dyti në stilin e shtytjes (190 kg) dhe në dygarësh (341 kg) dhe kështu mori dy medalje të argjendta. Erkand Qerimaj në stilin e shtytjes fitoi medaljen e argjendtë (155 kg), ndërsa në dygarësh u rendit i katërti.
Oscar Reyes i Italisë fitoi tri medaljet e arta.