Peshëngritësi i Shqipërisë, Briken Calja, ka fituar medalje të artë në stilin e shtytjes, në kategorinë deri 79 kilogramë të Evropianit që po mbahet në Batumi të Gjeorgjisë. Calja në dygarësh doli nënkampion.
Ndërkohë Erkand Qerimaj nuk arriti të ngrejë asnjë peshë në stilin e shtytjes, duke mos plotësuar dygarëshin dhe duke mbetur jashtë renditjes finale.
Enkileda Carja e kategorisë deri 69 kilogramë theu dy rekorde evropiane për të rinj, një në stilin e shkëputjes dhe një në totalin e dygarëshit.
Artikuj të ngjashëm
-
Edhe një medalje e artë për Shqipërinë
-
Shqipëria fiton edhe një medalje në peshëngritje
-
Shqipëria fiton medalje në Evropianin e mundjes dhe atë të peshëngritjes, Kosova larg
-
Kuka deklarohet për natyralizimet diskutabile në sport
-
Kush janë Emily dhe Brayan Ibanez Guerrero që fituan gjashtë medalje evropiane për Kosovën?