Peshëgritësi i Shqipërisë, Briken Calja ka arritur sukses të madh të premten në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Calja garoi në kategorinë deri 73 kilogramë dhe në dygarësh doli nënkampion i botës. Ndërkohë në stilin e shkëputjes ai fitoi medalje të artë, ndërsa në shtytje ishte i dyti.
Calja në Lojërat Olimpike të Tokios për një kilogramë mbeti pa medalje. Por në Botëror zuri vend në podium. Në shkëputje ngriti 156 kilogramë, më së shumti prej të gjithë garuesve në kategorinë deri 73 kilogramë. Ndërkohë në shtytje ngriti 186 kilogramë.
Ndërkohë vetëm Erwin Rahmat Abdullah (Indonezi) kishte rezultat më të mirë, prej 192 kilogramë.
Me total prej 343 kilogramë, titulli i botës në dygarësh i takoi indonezianit Abdullah. Vetëm një kilogram më pak ngriti Calja, që fiton medaljen e argjendtë botërore.
-
Pas suksesit historik për Shqipërinë, peshëngritësi Calja premton gjëra të tjera të mëdha
-
Peshëngritësi Calja, kampion bote në njërin stil, titulli i madh i ikën për një kilogram
-
Calja - kampion Evrope në shtytje, nënkampion në dygarësh
-
Fitore tjetër për Caljën, testi për doping doli negativ
-
Vazhdon pritja e Shqipërisë për medaljen e parë, vendi i katërt i Caljës vlerësohet historik