Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja e Ligës së Kampionëve mund të zhvendoset në Angli

Rritja e rasteve me COVID-19 në Turqi ka vënë në pikëpyetje zhvillimin e finales së Ligës së Kampionëve ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt në Stamboll, raporton The Telegraph.

Finalja, e cila është planifikuar të zhvillohet më 29 maj, mund të zhvendoset në Angli.

Kjo pasi qeveria britanike e ka vendosur Turqinë në “listën e kuqe”, dhe lojtarët do të duhet të karantinohen për 10 ditë pasi të kthehen në Britani, ndërkaq vetëm pas 13 ditëve do të startojë Kampionati Evropian dhe një gjë e tillë do t’i paraqiste problem lojtarëve të të dyja ekipeve.

Qeverita britanike veçse ka nisur bisedimet me UEFA-në që finalja të zhvendoset në “Wembley”.