Sport

Finalja e Championsit mund të zhvendoset në Portugali

Finalja e Ligë së Kampionëve me shumë gjasa nuk do të zhvillohet në Stamboll të Turqisë. Kufizimet shkaku i koronavirusit ka bërë që shtëpia më e madhe e futbollit evropian të kërkojë të zhvendosë ndeshjen në një shtet tjetër.

Finalja e Championsit do të luhet me 29 maj me duelin ndërmjet Chelseat dhe Manchester Cityt.

Fillimisht është përfolur se kjo finale mund të zhvendoset në Angli në stadiumin “Wembley”. Por së fundi thuhet se kjo ndeshje mund të luhet edhe në Lisbonë të Portugalisë.

Krerët e UEFA-s së shpejti pritet të vendosin se ku do të mbahet finalja e Champions Leagues.