Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Finalja e dytë në basketboll zhvillohet në Pejë

Të dielën (sot) prej orës 17:15 në palestrën “Karagaçi” në Pejë zhvillohet ndeshja e dytë e serisë finale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.

Takohen Peja e Trepça. Trepça udhëheq 1:0, ndërsa e ka përparësinë e terrenit vendas në ndeshjen e pestë eventuale.

Pritet ndeshje e fortë, ashtu siç ishte ndeshja e parë në Mitrovicë të cilën e fituan “xehetarët”. Peja pritet të ketë përkrahje të madhe të shikuesve, ndërsa palestra pritet të jetë e mbushur me shikues. Të dy skuadrat po presin gjatë për titull të kampionit.