Të mërkurën prej orës 19:30 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren zhvillohet gjysmëfinalja e tretë e plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Takohen Bashkimi dhe Bora e Prishtinës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPas dy ndeshjeve rezultati është 1:1. Për të kaluar në finale skuadra duhet t’i ketë tri fitore.
Si Bashkimi ashtu edhe Bora shpresojnë që të mërkurën mbrëma ta bëjnë hapin e madh drejt finales. Ndeshja e pestë eventuale do të luhet sërish në Prizren.
Dy ndeshjet e para ishin të forta dhe thuajse të barabarta. U vendosën në aksionet e fundit.
Të enjten luhet gjysmëfinalja e tretë mes Trepçës dhe Pejës. Edhe në atë seri rezultati është 1:1. Trepça e Peja takohen në “Minatori” nga ora 19:30.