Bashkimi e Bora po e luajnë ndeshjen e parë gjysmëfinale të plejofit në Superligën e Kosovës në basketboll.
Pas pjesës së parë të ndeshjes në “Sezai Surroi”, rezultati është 38:37 në të mirë të Bashkimit.
Ndeshja ishte e fortë prej fillimit dhe njëjtë pritet të jetë edhe pjesa e dytë.
Për kalim në finale kërkohen tri fitore.