Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar edhe zyrtarisht se nuk do të dalin në shitje bileta për ndeshjen me Greqinë.
Ndeshja Kosovë – Greqi zhvillohet të dielën mbrëma në “Fadil Vokrri” dhe i takon eliminatoreve për Botërorin 2022.
Vetëm 10 për qind e kapacitetit të stadiumit mund të mbushet me shikues. FFK-ja ka njoftuar se në stadium do të jenë vetëm tifozët e Kosovës, “Dardanët”. Të paktën atyre do t’u ndahen biletat.
“Federata e Futbollit e Kosovës njofton se nuk do të ketë bileta në shitje për ndeshjen kundër Greqisë, kjo për shkak të masave të reja të qeverisë për parandalimin e pandemisë. Vetëm 10 % e hapësirës së stadiumit do të jetë në dispozicion dhe kjo hapësirë do të jetë e rezervuar për të dyja ekipet, tifozërinë ‘Dardanët’, protokollin e shtetit dhe stafin organizativ. Të gjitha biletat për këta pjesëmarrës do të jenë falas”, njofton FFK-ja.
-
FFK-ja e rikonfirmon se nuk ka bileta në shitje
-
Nesër fillon shitja e biletave të ndeshjes Kosovë – Gjeorgji
-
Austria nxjerr në shitje biletat për ndeshjen ndaj Kosovës
-
Dalin në shitje biletat për ndeshjen Kosovë – Andorrë
-
“Dardanët” kërkojnë falje që s’po mund t’i përmbushin të gjitha kërkesat për bileta