Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Festë me shqiponjë në fitoren e skuadrës belge

Visar Shala e Laurit Krasniqi kanë shënuar nga një gol për fitoren e ekipit të dytë të Antwerpit ndaj Knokkes.

Ndeshja e së hënës përfundoi 2:1 dhe i takoi kategorisë së tretë belge. Pas golit të Shalës nga pika e bardhë, lojtarët e Antwerpit belg festuan duke formuar figurën e shqiponjës dykrenare. Krasniqi, Shala dhe Edon Murataj startuan për ekipin e dytë të Antwerpit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Te ky klub është transferuar Arbnor Muja, por që nuk po luan ende. Krasniqi luan edhe me ekipin e parë, herë pas here.

Ekipi i parë i Antwerpit, që kishte eliminuar Dritën e Gjilanit, udhëheq në kampionatin belg. Ka fituar nëntë ndeshjet e deritashme.