Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj vazhdon bashkëpunimin me 11 lojtarë

Pas transferimit të Astrit Fazliut e Bujar Shabanit, skuadra e Ferizajt ua ka vazhduar kontratat edhe 11 futbollistëve të tjerë. Këtë lajm e ka konfirmuar Ferizaj të martën në Facebook.

Në njoftim thuhet se për sezonin e ri, në të cilin Ferizaj do të bëjë gara në Superligën e Kosovës, ka vazhduar kontratat me Kenan Oranën, Ramush Ramadanin, Gëzim Rusin, Bleon Shaqirin, Florim Berishën, Enis Sefën, Laurent Bibën, Ergon Hysenin, Genc Berishën, Behar Bardhin, Elbasan Thaqin e Edison Rexhepin.

Në sezonin 2021/22, Ferizaj u shpall kampion i Grupit B dhe automatikisht u promovua në elitë për edicionin e ri që nis në muajin gusht.