Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bujar Shabani i bashkohet Ferizajt

Bujar Shabani i është bashkuar Ferizajt. Shabani i është bashkuar të hënën klubit të rikthyer në Superligën e Kosovës në futboll.

Mesfushori Shabani së fundi ishte pjesë e Dukagjinit të Klinës dhe ka arritur marrëveshje me Ferizajn për sezonin e ri, 2022/2023.

Ditë më parë, Ferizaj prezantoi edhe Astrit Fazliun, që ishte së fundit pjesë e Dritës së Gjilanit.