Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Valmir Nafiu largohet nga Ferizaj

Valmir Nafiu

Sulmuesi Valmir Nafiu e ka mbyllur rrugëtimin te skuadra e Ferizajt. Kështu ka njoftuar klubi i Ferizajt të martën.

31-vjeçari Nafiu iu bashkua Ferizajt në janar të vitit të kaluar. Me skuadrën ferizajase ka shënuar disa gola.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Ferizaj njofton se pas një periudhe njëvjeçare bashkëpunimi, rrugët tona me futbollistin Valmir Nafiu ndahen me marrëveshje të përbashkët. Klubi e falënderon sinqerisht për angazhimin, disiplinën dhe përkushtimin e treguar gjatë gjithë qëndrimit të tij”.

Nafiu më herët ka luajtur për Hamburgun në Gjermani, Shkëndijën e Tetovës, Gjilanin, Skënderbeun e disa skuadra tjera.

Ferizaj është në pozitën e parafundit në Superligën e Kosovës me 19 pikë.

Skuadra që drejtohet nga trajneri Nivel Dede ka mbyllur bashkëpunimin edhe me disa lojtarë. Ka transferuar edhe mesfushorin Kushtrim Shabani.