Ferizaj ka zgjedhur një emër të njohur për ta drejtuar skuadrën në pjesën përfundimtare të edicionit në Superligën e Kosovës në futboll.
Arsim Abazi është zyrtarizuar të hënën në postin e trajnerit të Ferizajt. Abazi e zëvendëson Nevil Deden, e shkarkuar të dielën për shkak të rezultateve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAbazi në fakt vetëm kthehet te Ferizaj, skuadër të cilën e ka udhëhequr në disa periudha në të kaluarën.
“Ky rikthim nuk përfaqëson vetëm një ndryshim në pankinë, por edhe një mesazh të qartë për stabilitet dhe ambicie më të mëdha. Besimi i tifozëve ndaj Abazit ka qenë gjithmonë i fortë, duke reflektuar lidhjen e veçantë mes tij dhe qytetit. Nën drejtimin e tij, pritet që FC Ferizaj të rikthejë identitetin dhe frymën garuese, duke synuar rezultate pozitive dhe arritjen e objektivave të sezonit me më shumë siguri dhe motivim”, ka shkruar Ferizaj.
Kjo skuadër po lufton për mbetje në Superligën e Kosovës.