Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Dede, trajner i ri i Ferizajt

dede

Nevil Dede do të jetë trajner i ri i skuadrës së Ferizajt. 

Ai është prezantuar të premten nga klubi ferizajas, ndërsa në postin e trajnerit e zëvendëson Arsim Abazin. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Abazi dha dorëheqje pas disfatës së thellë 5:0 nga Prishtina të dielën. Ferizaj e pësoi disfatën e pestë nga shtatë ndeshje sa i ka luajtur, dhe zë vendin e fundit me gjashtë pikë. Gjashtë pikë i kanë edhe Prishtina e Re dhe Llapi. 

“Me përvojë të gjatë si lojtar dhe trajner në futbollin shqiptar, Dede sjell profesionalizëm dhe përkushtim të madh, me synim ngritjen e nivelit të skuadrës dhe arritjen e rezultateve pozitive”, ka shkruar Ferizaj ndër të tjera. 

Dede në Shqipëri ka udhëhequr Tiranën, Laçin, Luftëtarin, Kastriotin, Erzenin, Dinamon e Tiranës, Elbasanin dhe Bylisin. Ka qenë edhe përzgjedhës i futbollisteve dhe futbollistëve të grupmoshës U19 të Shqipërisë.