Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

U shkarkua nga Ferizaj, Dede merr drejtimin e kampiones së Shqipërisë

Nevil Dede

Pak javë pas shkarkimit nga Ferizaj, Nevil Dede është zyrtarizuar trajner i Egnatias, kampiones në fuqi të Shqipërisë.

Marrëveshja është nënshkruar të hënën nga Dede dhe klubi nga Rrogozhina.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

““Një kapitull i ri fillon sot. Me firmosjen e kontratës dhe prezantimin zyrtar të trajnerit të ri, Nevil Dede, ekipi ynë nis një rrugëtim të ri me ambicie, pasion dhe objektiva të qarta. Mirë se erdhe dhe suksese në këtë sfidë të re”, ka shkruar Egnatia.

Ferizaj e shkarkoi më 19 prill trajnerin tiranas. Skuadra ferizajase tani është në pozitën e parafundit në Superligë dhe rrezikon shumë që të bie në Ligën e Parë.

Egnatia është e treta në Superligën e Shqipërisë.