Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Egnatia mbron titullin me trajnerin e shkarkuar nga Ferizaj

egnatia

Më 3 tetor 2025, trajneri Nevil Dede u prezantua te Ferizaj, ndërsa u shkarkua më 19 prill.
Pak javë pas shkarkimit nga Ferizaj, saktësisht më 4 maj, Dede mori drejtimin e Egnatias.

Me skuadrën nga Rrogozhina, Dede të dielën e fitoi titullin e kampionit të Shqipërisë. Egnatia në fakt e mbrojti titullin e kampionit. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Egnatia i fitoi të tri ndeshjet e plejofit në Superligën e Shqipërisë. 

Të dielën e mposhti Dinamon e Tiranës, 2:0, ndërsa më herët fitoi edhe ndaj Elbasanit dhe Vllaznisë.
Elbasani fitoi të dielën 2:1 ndaj Vllaznisë.

Ferizaj edicionin e ardhshëm do të garojë në Ligën e Parë të Kosovës.

Ferizaj nuk ka siguruar mbijetesën në Superligë nën drejtimin e Arsim Abazit.

Humbi po ashtu në finale të Kupës së Kosovës nga Dukagjini.