Valmir Nafiu është kthyer të luajë sërish në Kosovë. Nafiu është prezantuar të martën nga skuadra e Ferizajt, që garon në Superligë.
Nafiu 30-vjeçar së fundi ishte pjesë e skuadrës shqiptare të Malit të Zi, Otrant-Olympic.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi në të kaluarën ka bërë karrierë të madhe. Ka luajtur edhe për Hamburgun në Bundesligë të Gjermanisë. Në Kosovë luajti për Gjilanin.
“Nafiu, karrierën e tij e filloi te Shkëndija, ku dhe u shpall tre herë kampion, duke tërhequr vëmendjen e klubeve evropiane si FC Basel dhe FC Barcelona. Ai si i ri iu bashkua Hamburger SV, ku edhe debutoi në Bundesligë. Më pas, ai ka luajtur për klube si APOEL në Qipro ku nga një herë ka ngritur kupën e ligës dhe kupën e shtetit, luajti edhe te Skënderbeu në Shqipëri, një herë kampion, Gjilani dhe Renova e Maqedonisë. Kurse tani është pjesë e klubit tonë, një lëvizje që pritet të forcojë skuadrën tonë dhe të na ndihmojë në arritjen e objektivave tona”, shkruan në njoftimin e Ferizajt.