Dukagjini i Klinës të enjten debuton në skenën evropiane të futbollit. Ndërkohë të dielën, Dukagjini ka njoftuar se ka kthyer në skuadër futbollistin Bujar Shabani.
Ai është kthyer te Dukagjini pas një viti, gjatë të cilit ishte te Ferizaj.
Mesfushori 32-vjeçar ka luajtur gjatë për Dritën, ndërsa ka fituar disa trofe të futbollit kosovar.
Dukagjini të enjten e pret skuadrën e Gjibraltarit, Europa, në ndeshjen e parë të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.
Artikuj të ngjashëm