Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj nuk ndalet, vazhdon bashkëpunimin me Shabanin dhe Çerkinin

Egzon Shabani dhe Dardan Qerkini kanë vazhduar bashkëpunimin edhe për një vit me Ferizajn.

Lajmi është bërë i ditur të hënën nga klubi i rikthyer në Superligë për sezonin e ardhshëm. “Klubi ynë pas negociatave me dy lojtarët, ata kanë pranuar ofertën që klubi ju ka ofruar dhe kemi vazhduar bashkëpunimin edhe për një sezon me mbrojtësin Dardan Çerkini dhe me mesfushorin Egzon Shabani”, shkruan në njoftimin e klubit.

Ferizaj ditë më parë vazhdoi kontratën edhe me disa lojtarë tjerë, ndërsa është përforcuar edhe me Betim Haxhimusën, Astrit Fazliun, Bujar Shabanin dhe Leutrim Rexhepin.