Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj, i vendosur për rezultat pozitiv edhe ndaj Dritës

Te Ferizaj janë të vendosur që serinë e rezultateve pozitive në stinorin pranveror ta vazhdojnë edhe ndaj Dritës. Pas tri ndeshjeve të para në pranverë, ku nuk regjistroi asnjë humbje, Ferizaj e pret Dritën në kuadër të xhiros së 22-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Kjo ndeshje zhvillohet të shtunën prej orës 13:00. Ferizaj ka tubuar pesë pikë në tri ndeshjet e fundit, ku regjistroi një fitore e dy barazime, për ta bërë edhe me interesante luftën për mbijetesë në Superligë. Mbetet në vendin e fundit në tabelë me 18 pikë, por forma e mirë e shfaqur ka rritur shpresat e ferizajasve për ta siguruar mbetjen në elitë edhe për edicionin e ardhshëm.

Drita po lufton për titullin e kampionit dhe renditet e dyta në tabelë me 44 pikë, tri më pak se Ballkani. Kapiteni i Ferizajt, Bujar Shabani, është shprehur optimist të premten për duelin me Dritën, ish-ekipin e tij. Ai ka insistuar se Ferizaj do të futet në fushë për rezultat pozitiv.

“Realisht na pret një ndeshje shumë e vështirë, por që vjen në një moment shumë të mirë për ekipin tonë. E kemi pasur një start të mirë në pranverë, të cilin duam ta vazhdojmë edhe ndaj Dritës. Do të japim gjithçka nga vetja që të marrim një rezultat pozitiv, duke pasur parasysh se luajmë si vendas para publikut tonë dhe e kemi si një lloj detyrimi një gjë të tillë”, ka thënë Shabani.

Te Drita e kanë parasysh formën e mirë të Ferizajt, por kanë paralajmëruar se synojnë fitoren e tretë rresht në pranverë, pas humbjes së papritur nga Trepça ’89. Të dy skuadrat janë të kompletuara për këtë përballje.

Edhe Drita bëhet gati për festë Futboll Drita bëhet gati për festë

Trajneri i Dritës, Arsim Thaqi, pret që ekipi i tij t’ia shkaktojë humbjen e parë Ferizajt.

“Normalisht që kemi respekt ndaj secilit kundërshtar. Ferizaj në stinorin pranveror nuk e ka asnjë humbje dhe shpresoj që humbjen e parë t’ia shkaktojë Drita. Neve na duhet fitorja për të vazhduar rrugëtimin tonë pa u marrë me klubet tjera. I kemi marrë të gjitha masat dhe besoj që futbollistët do t’i kryejnë detyrat ashtu siç duhet dhe do të angazhohen sikurse në ndeshjen e fundit që e fituam ndaj Prishtinës. Ferizaj po luan mirë dhe sigurisht se presim një ndeshje të fortë, por ne duhet t’i shfrytëzojmë të gjitha rastet dhe të vazhdojmë tutje”, është shprehur Thaqi.

Të shtunën zhvillohet edhe një ndeshje tjetër në kuadër të xhiros së 22-të. Në stadiumin “Liman Gegaj”, Malisheva e pret Drenicën, skuadra këto që nuk dinë për fitore në pranverë.

Përderisa Drenica ka tri humbje dhe ka rënë në pozitën e parafundit me 20 pikë, Malisheva ka një pikë më shumë dhe renditet e teta. Malisheva ka barazuar në dy ndeshjet e fundit dhe synon fitoren e parë pasi luan në shtëpi.

Ndërkohë, të dielën do të zhvillohen tri duele. Gjilani e pret Trepçën ’89, që i ka humbur dy ndeshjet e fundit, ndërsa Ballkani luan në Suharekë kundër Dukagjinit. Ballkani është në kërkim të fitores së katërt në pranverë, kurse Dukagjini, që ka 25 pikë dhe zë vendin e gjashtë, vjen pas dy humbjeve rresht. Ndërkohë, Llapi është munduar të premten t’i lërë prapa akuzat e rënda për kurdisje, duke thënë se e ka fokusin te ndeshja me Prishtinën. Ky duel luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë dhe vjen në një moment të rëndë për ekipin llapjan.

Të enjten mbrëma mediumet franceze kanë raportuar se autoritetet e Francës kanë arrestuar nëntë persona në lidhje me kurdisjen e ndeshjeve në Superligën e Kosovës. E përditshmja “Le Parisien” ka shkruar së bëhet fjalë për Llapin që dyshohet se ka kurdisur katër ndeshje, gjë që ekipi kosovar e ka mohuar kategorikisht. Pas akuzave për kurdisje, të premten ka pasur reagime nga Federata e Futbollit të Kosovës (FFK), Prokuroria Themelore e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, saktësisht Këshilli për Sport.

Superliga – 22

E shtunë (13:00)

Ferizaj – Drita

Malisheva – Drenica

E diel (13:00)

Edhe Vazhdon Superliga, ndeshje të rëndësishme në fundjavë Futboll Vazhdon Superliga, ndeshje të rëndësishme në fundjavë

Llapi – Prishtina

Gjilani – Trepça ’89

Ballkani – Dukagjini

1. Ballkani 21 14 5 2 37:18 47

2. Drita 21 13 5 3 43:22 44

3. Gjilani 21 8 8 5 22:24 32

4. Llapi 21 8 5 8 27:29 29

5. Prishtina 21 7 6 8 26:23 27

6. Dukagjini 21 7 4 10 19:22 25

7. Trepça ’89 21 5 7 9 30:38 22

8. Malisheva 21 5 6 10 34:37 21

Edhe Drita kërkon fitore ndaj Malishevës para kthimit në Evropë Futboll Drita kërkon fitore ndaj Malishevës para kthimit në Evropë

9. Drenica 21 5 5 11 19:27 20

10. Ferizaj 21 3 9 9 17:34 18