Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ferizaj forcohet me një sulmues kroat

Skuadra e Superligës së Kosovës në futboll, Ferizaj është forcuar me një futbollist për pjesën e mbetur të këtij edicioni.

Ferizaj të mërkurën ka njoftuar se ekipit i është bashkuar sulmuesi nga Kroacia, Mateo Panadiq. 27-vjeçari së fundmi ishte pjesë e ekipit Rudar Velenje nga Sllovenia, ndërsa gjatë karrierës ka qenë edhe pjesë e Goricës dhe Schalkes nga Gjermania.

“Panadiq është 27 vjeçar dhe me përvojën e krijuar në klube të ndryshme nëpër Evropë, do të na shërbej edhe neve për të rritur cilësinë brenda ekipit”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e Ferizajt.