Futboll

Ferizaj prezanton ish-mbrojtësin e Yverdonit

Rejan Thaçi

Ferizaj ka prezantuar Rejan Thaçin të hënën. Ai është mbrojtës i krahut, ndërsa në të kaluarën ka luajtur për Yverdonin në Zvicër. Ka luajtur së fundi për skuadrën pak të njohur zvicerane, Lancy.

“Me përvojën dhe energjinë që sjell, ai vjen për të forcuar repartin tonë në prag të sfidave të Superligës. I urojmë shumë suksese dhe sa më shumë paraqitje të mira me fanellën e FC Ferizajt”, shkruan në njoftimin e Ferizajt.

21-vjeçari ka luajtur tri ndeshje për Kosovën U21, ndërsa është paraqitur edhe për Kosovën U17 dhe Zvicrën U17.