Manchester United ka bërë të ditur se Marouane Fellaini ka vazhduar kontratën deri në vitin 2020, me mundësi edhe për një vit tjetër.
Fellaini, 30-vjeçar, u transferua tek Unitedi në vitin 2013 dhe ka realizuar 156 paraqitje gjatë të cilave ka shënuar 20 gola.
“Jam i lumtur që po vazhdoj udhëtimin si lojtar i Manchester Unitedit. Vendosa për këtë sepse jam i lumtur këtu”, ka thënë Fellaini.