Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Martiali vazhdon kontratën me Unitedin

Manchester Unitedi ka bërë të ditur se Anthony Martial ka vazhduar kontratën me të cilën do t’i zgjatet qëndrimi deri në qershorin e vitit 2024, me opsion për zgjatje edhe për një vit tjetër.

23-vjeçari që prej transferimit në vitin 2015 ka realizuar 162 paraqitje dhe ka realizuar 46 gola.

“Po e shijoj kohën në këtë klub. Që prej ditës së parë jam ndier si pjesë e familjes së Unitedit dhe jam i kënaqur nga ngrohtësia dhe dashuria e tifozëve tanë që vazhdojnë të më mahnitin me përkrahjen e tyre”, ka thënë francezi.