Sulmuesi francez Anthony Martial është duke shqyrtuar mundësinë që të firmosë kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Unitedin.
Sulmuesi ka edhe një vit kontratë me Unitedin dhe ka kërkuar transferimin këtë verë, pasi që trajneri Jose Mourinho i kishte thënë se është tepricë në skuadër. Mirëpo shefi ekzekutiv i Unitedit, Ed Woodward, kishte ndaluar largimin e Martialit.
Manchester Unitedi dëshiron që Martial të firmosë kontratë të re dhe beson se francezi do të bindet të bëjë këtë, pavarësisht pozitës së Mourinhos në klub.
Për Martialin së fundi ka shprehur interesim Milani.