Sulmuesi i talentuar francez, Anthony Martial pritet që të vazhdojë kontratën me Manchester Unitedin.
The Times raporton se Martial do të nënshkruajë kontratë pesë vjeçare me “Djajtë e Kuq”, transmeton Koha.net.
22 vjeçari ka pasur një përplasje me Jose Mourinhon, megjithatë besohet se në vendimin e tij ka ndikuar fakti se trajneri portugez është duke kaluar në një presion të jashtëzakonshëm, dhe mund të largohet para tij nga Old Traffordi.