Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federer uron Nadalin që ia barazoi rekordin

Tenisti zviceran Roger Federer e ka uruar spanjollin Rafael Nadal që ia ka barazuar rekordin për Grand Slame të fituara. Nadal sot ka fituar në “French Open”, duke e fituar kështu për herë të 20-të një Grand Slam turne dhe barazuar rekordin e Federerit.

Nadal në finale të “French Openit” e shkatërroi serbin Novak Gjokoviq me 3:0 në sete (6:0, 6:2 dhe 7:5). Për Nadalin është triumfi i 13-të në “French Open”.

“Unë gjithmonë kam pasur respektin më të madh për shokun tim Rafael Nadal si person dhe si kampion. Si rivali im më i madh gjatë viteve, unë besoj se e kemi shtyrë njëri-tjetrin për t’u bërë lojtarë më të mirë. Për këtë arsye është nder për mua ta uroj atë për Grand Slamin e 20-të të fituar”, ka shkruar Federer në “Twitter”.

Artikuj të ngjashëm