Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Federata serbe thotë se boksierët e Kosovës nuk u paraqitën për të garuar në Botëror

Kryetari i Federatës së Serbisë në boks amator, Nenad Borovçanin, ka thënë se boksierët e Kosovës nuk janë paraqitur fare për të marrë pjesë në Botëror dhe se ata thjeshtë po tentojnë të politizojnë sportin, e të manipulojnë.

“Kosova nuk është në listën e 103 shteteve, nuk ka Kosovë aty, e as boksierë të saj., Ata nuk janë zyrtarisht”, tha Borovçanin për "TV Pink". 

Botërori i boksit ka nisur të dielën mbrëma në Beograd. Delegacionit të Kosovës tri herë iu mohua hyrja në Serbi. Madje boksierët kosovarë nuk u lejuan të hynin, edhe përkundër thirrjeve që janë bërë nga Federata Botërore e Boksit Amator (AIBA).

Kosova në Botëror synoi të merrte pjesë me tre boksierë, Bashkim Bajokun, Shpëtim Bajokun e Patriot Behramin.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KOK) e ka fajësuar AIBA-n se Kosova ka mbetur jashtë Botërorit.

Edhe “Rrezik dhe provokim”, Kosova mbetet jashtë Evropianit në Beograd Luftarake “Rrezik dhe provokim”, Kosova mbetet jashtë Evropianit në Beograd

Në ceremoninë hapëse të Botërorit janë fishkëllyer boksierët e Shqipërisë dhe në drejtim të tyre janë hedhur gjësende.

Për moslejimin e pjesëmarrësve të boksierëve kosovarë në Botërorin në Beograd, ka thirrur konferencë për media ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku.