Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohen tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj e Gjakovë dhe një avokat

arrestim - pranga

Ilustrim

Tre zyrtarë të gjykatave në Ferizaj dhe Gjakovë si dhe një avokat janë arrestuar sot në një aksion të Policisë së Kosovës në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë nën dyshimet për veprat penale “Keqpërdorim të detyrës zyrtare”, “Ushtrim ndikimi” dhe “Bashkëkryerja”.

Sipas njoftimit, gjatë aksionit ka pasur kontrolle në dy lokacione të ndryshme në Ferizaj.

Policia ka thënë se veprimet operacionale vijnë pas hetimeve të zhvilluara për një kohe të gjatë pasi të arrestuarit dyshohet se kanë ushtruar ndikim në proces-afatet kohore të shpalljes së vendimeve gjyqësore dhe çështje te punësimit.

“Gjatë kontrollit janë sekuestruar: 4 telefona celulare, dy shtëpiza PC, si dhe dokumentacion relevant për nevoja te hetimeve”, thuhet në njoftim.

Të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.